Specialja cakton seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Është caktuar seancë e re në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Marketing

Seanca është caktuar më 17 dhjetor në orën 11:00, shkruan lajmi.net.

E njëjta do të jetë si lloj konference mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00. /Lajmi.net/

Marketing