Prokuroria speciale publike pjesërisht është tërhequr nga aktakuza kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, që në vend se për tre vepra penale sipas gjashtë pikave, do të akuzohet për tre padi në bazë të pesë pikave.

PSP që për rastin “Spiuni” ka marrë kompetencat në muajin mars, është tërhequr nga pika 27 pasi në aktakuzën, PSP për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion që deri tani ka vepruar në rastin, ”nuk ka kualifikim juridik për veprën penale”.

Në përgjigjen e PSP-së në pyetjen e SHGM-së lidhur me rastin e Bozhinovskit, thuhet se pika i referohet veprimeve të një personi tjetër për të cilën ai veçmë është i dënuar.

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion asnjëherë nuk ka dhënë sqarim se pse deri në mars të këtij viti ka refuzuar të pranojë kompetencat e PSP-së në rastin “Spiuni”.

Artikulli paraprakRritja e doganave, Dimitrov: T’i eliminojmë barrierat
Artikulli tjetërKatër fëmijë me aftësi të kufizuara u vendosën në shtëpinë e re në Timjanik