Specialja pritet që të lejojë vizitat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së nga 15 korriku

Administratorja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Fidelma Donlon ka dhënë lajmin për të gjithë familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në paraburgim.

Marketing

Donlon e cila ishte pjesë e seancës së tretë për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, bëri të ditur se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për të ndaluarit.

“Në konsultime me mjekun e objektit të paraburgimit jemi duke hequr disa nga kufizimet ndaj COVID-19 që kemi dhe synimi ynë është që nga 15 korriku të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit këtu”, tha Donlon.

Deri më tani familjarët janë kontaktuar nga të ndaluarit vetëm përmes video lidhjeve.

Ndryshe në kuadër të Speciales në paraburgim vazhdojnë të jenë ish-presidenti, Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi, ish-zyrtari i Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi.

Përpos katër të lartpërmendurve Specailja është duke zhvilluar seanca dëgjimore/ gjyqësore edhe ndaj Pjetër Shalës, e disa ish-pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing