Spektakël dhe polemika, derbi i Manchesterit i takon Unitedit (VIDEO)

Manchester United ka befasuar Manchester City-n me dy gola të shënuar në pjesën e parë duke fituar 2-1 në Etihad mbrëmjen e së shtunës.

Marketing

Derbi i shumëpritur i Mançesterit do të festohet gjatë nga tifozët e “Djajve të Kuq” të cilët më në fund po kalojnë ditë të lumtura pas një starti jo të mirë të sezonit, por dy triumfet e fundit me Tottenham dhe tani City-n kanë rritur vetëbesimin në kampin e United.

Rashford ka fituar penalltinë të cilën e ka shndërruar në gol në minutën 23’ të takimit. Sulmuesi anglez kishte dy mundësi të tjera për të shënuar, por fati nuk ka qenë me të. Martial ka dyfishuar në të 29-ën, duke treguar edhe njëherë problemet e mëdha që ka City në prapavijë.

Vendasit u munduan me çdo mënyrë të rifuteshin në lojë, por mbrojtja e United ishte në formë të mira duke u lejuar shumë pak hapësira. Mundësitë e pastra për gol kanë munguar, megjithëse Qytetarët kanë mbajtur më tepër topin në zotërim.

City arrin të ngushtojë diferencën në minutën e 85’ falë golit të Otamendit me kokë pas goditjes së këndit. City merr zemër dhe rrit tempin në minutat e fundit, po ka gjetur golin e barazimit.

Një humbje që i lë 14 pikë më pak se kryesuesit e Liverpool në kampionat, ndërsa United ngjitet në vend të 5-të me 25 pikë.

https://hlfc.uploadit.live/embed00/huimkiPpmx

Marketing