Spektakël në Anfield, derbi i takon Liverpoolit

Liverpool e ka fituar derbin e xhiros së 23-të kundër Mancheter United. Dy skuadrat me më se shumti rivalitet në Premier Ligës angleze kanë dhuruar spektakël. U shënua vetëm një gol, dy të tjerë u anuluan pati goditje të shtyllave dhe intervenime të portierëve. Liverpool vazhdon të mos këtë humbje në Premier Ligë që 22 ndeshje

Marketing

Nuk ndalet Liverpool.
Djemtë e Jurgen Klopp nuk dinë për humbje që 22 xhiro në Premier Ligën angleze dhe sot viktimë e tyre ka qenë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United me rezultat 2-0.
Minutat e parë të ndeshjes ishin më të mirë për Manchesterin të cilët edhe kishin sulmet e para, por pas 10 minutave ndeshjen në dorë e mori Liverpool.

Pikërisht në goditjen e dytë nga këndi Liverpool arrin të goli i parë.

Ishte një fluturim i Virgil Van Dijk i cili do të gjente rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 14-të.

10 minuta më vonë Liverpool do të shënonte përsëri por goli i tyre do të anulohej për shkak se van Dijk do të shkaktonte faul në portierin e Manchester United, de Gea.

Liverpool do të shënonte edhe një gol në pjesën e parë, kësaj radhe me Ëijnaldum, por edhe pse ishte një aksion mirë i koordinuar nga Reds doli që mesfushori holandez ishte në pozitë jashtëloje.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Liverpoolin.
Të kuqtë e gjetën vetën shumë pranë golit që në minutat e para të pjesës së dytë, por ishte befasuese se çfarë do të humbiste Mohamed Salah.

Tek ai pasoi Mane por ishte e pabesueshme se si Salah nuk goditi as brenda kornizave të portës.

Pas kësaj Henderson pati dy mundësi të mira.
Goditjen e tij të parë e mbrojti de Gea kurse në tentimin e tij të dytë shtylla e shpëtoi Manchester United.
Minutat e fundit të ndeshjes ishin totalisht të Manchester Unitedit dhe kishin një mori shansesh për të barazuar rezultatin.

Por, tërë ky presion i Manchester rezultoi fatal për ta, pasi që portieri Alisson bëri një super asist për Mohamed Salah i cili u gjet ballë për ballë me de Gean për të shënuar golin e dytë për Liverpool.

Me këtë fitore Liverpool arrin në kuotën e 64 pikëve në vendin e parë, 30 më shumë se Manchester United që mbetet në pozitën e pestë më 34 pikë.

Marketing