Spektakël në Anfield, Liverpool fiton derbin, shënon Shaqiri

Liverpool e ka fituar derbin kundër rivalëve lokal të Everonit, duke i mposhtur 5:2 në ‘Anfield Road’, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar të mërkurën mbrëma.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, kur që në minutën e 6’, Divock Origi kaloi Liverpoolin në epërsi. Në minutën e 17’, ‘The Reds’ shënuan sërish, kësaj here nëpërmjet Xherdan Shaqirit.

Marketing

Ky ishte goli i parë për Shaqirin këtë edicion në Premierligë.

Everton në minutën e 21’ u rikthye në lojë, duke gjetur golin me anë të Michael Keane.

Divock Origi u regjistrua sërish në listën e golashënuesve, kur në minutën e 31’, realizoi për 3:1, ndërsa Sadio Mane, në minutën e 45’, çoi epërsinë e Liverpoolit në 4:1.
Minutat shtesë të pjesës së parë, sollën edhe një gol për Everton, të realizuar nga Richarlison.

Pjesa e dytë solli vetëm një gol, dhe atë e realizoi Wijnaldum, për fitoren 5:2 të Liverpool.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në numrin e 43 pikë,ve, tetë më shumë se Leicester City, që renditet në vendin e dytë.

Marketing