Spektakël në ‘BayArena’, 7+ dhe përmbysje: Leverkusen shënon fitore kundër Dortmundit

Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen e luajtur mes Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund.

Marketing

Duke justifikuar epitetin e kryendeshjes së javës, Bayer Leverkusen ka marrë tri pikë kundër Borussia Dortmund, me fitoren e shënuar 4:3.

Nikoqirët kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje, duke gjetur golin me anë të Kevin Volland, qysh në minutën e 20’.

Mysafirët reaguan shpejtë dhe me anë të Hummels barazuan shifrat, vetëm dy minuta më vonë.

Dortmund përmbysi rezultatin në minutën e 33’, kur Emre Can shënoi një super-gol në debutimin e tij, për rezultatin 1:2.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Volland gjeti përsëri rrugën e golit, për të bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultatin e barabartë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, të cilët me anë të Raphaël Guerreiro kaluan në epërsi, në minutën e 65’.

Leverkusen gjeti forcat përsëri dhe arriti të përmbyste rezultatin, me golat e Leon Bailey (81’) dhe Lars Bender (82’).

Me këtë fitore, ‘Aspirinat’ ngritën në 37 pikë, për pozitën e pestë në tabelë, kurse Dortmund mbetet me 39 puikë në pozitën e tretë.

Marketing