Spektakël në Monza, Gasly triumfon për herë të parë në Formula 1

Çmimi i Madh i Italisë ka sjellë befasinë më të madhe të këtij sezoni në Formula 1.

Marketing

Ishte Pierre Gasly ai që surprizoi të gjithë, duke triumfuar për herë të parë në karrierë në një garë të Formula 1.

As podiumi nuk la pa befasuar, pasi Carlos Sainz dhe Lance Stroll u renditen i dyti respektivisht i treti në këtë garë të çmendur. Për të dy, kjo ishte arritja e tyre më e madhe deri tani në garën e shpejtësisë me makina.

Mercedes, Red Bull & Ferrari mbetet jashtë podiumit, me pilotët e ‘kokëkuqes’ që dolën jashtë garës për shkak të aksidenteve.

Ndërkohë, Lewis Hamilton ishte duke udhëhequr garën por një penallti prej 10 sekondave i kushtoi atij me 15 pozicione. Megjithatë, piloti britanik arriti të merrte më të mirën duke përfunduar në pozitën e shtatë.

10 pilotët më të shpejtë në Monza:

Gasly
Sainz
Stroll
Norris
Bottas
Ricciardo
Hamilton
Ocon
Kvyat
Perez.

Marketing