Spektakli i veçantë në qiell: Mund të shihen të gjithë planetët

Miliona njerëz në të gjithë botën do të kenë mundësinë perfekte për të parë një spektakël unik të qiellit.

Marketing

Kjo sepse 7 planetë do të jenë të dukshëm në pjesë të ndryshme të globit gjatë orëve të ndryshme të ditës. Venusi dhe Mërkuri do të jenë shumë të shndritshëm dhe do të shihen në mëngjes, ndërkohë që Marsi, Jupiteri, Neptuni dhe Staurni do të shihen më dukshëm në mbrëmje.

“ Earth Sky” ka postuar në website një guidë me drejtimet se si mund të shihen këta planetë në varësi të vendodhjes sonë në tokë.

Joe Guzman, astonom dhe mësues në Çikago, ua ka shpjeguar tashmë edhe studentëve të tij këtë fenomen.

“Këtë mëngjes unë pata mundësinë të shihja hënën e plotë. Dhe kur dielli perëndon, mund të shihet me siguri Jupiteri dhe Saturni”, tha ai për CNN international.

Pse ndodh kjo?

“Është vallëzimi i planetëve përreth diellit. Është një dukuri e natyrshme dhe ndodh. Nuk është e pazakontë, por nuk është as e zakontë. Kjo ndodh sepse plantetët janë në të njëjtën anë me diellin. Shumë shpejt ata do të nisin të ndahen sërish”, tha Gazmën duke shtuar se kjo dukuri duhet të shihet me një teleskop. Ai propozon veçanërisht vëzhgimin e Saturnit, unazat e të cilit janë krejt të dukshme.

Marketing