Spekulimet për largim – kjo është paga e Messit që po paraqitet si problem për të gjitha klubet

Lionel Messi është duke u lidhur me një largim nga Barcelona si asnjëherë më parë, pas zënkës me Eric Aidal.Ylli argjentinas kritikoi drejtorin sportiv të klubit, për deklaratat e bëra së fundi në mediet sportive.

Marketing

Kjo zënkë, ka bërë që të hapen shumë thashetheme, nëse Lionel Messi do të largohet nga Barcelona pas qëndrimit 19 vjeçar, dhe se cilat klube vërtetë do të jenë në gjendje të paguajnë pagën e tij.

Sipas publikimeve të ‘Football Leaks’, Lionel Messi me pagën e tij te Barcelona, fiton gati një milion euro në javë.

Messi fiton rreth 60 milionë euro në baza vjetore, me një milionë pagë në javë, 9 milionë euro tjera nga të drejtat e imazhit, 13 milionë euro në vit për shpërblimet e mundshme dhe 120 milionë euro në pesë vjet për tarifën e besnikërisë.

Kujtojmë se Lionel Messi ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, por i lejohet largimi falas në qershor sipas një klauzolë që ekziston në marrëveshjen mes palëve

Marketing