Spitali Rajonal i Traumatologjisë dhe Ortopedisë “Shën Erazmo” që ndodhet në dalje të Ohrit vetëm 6 km larg Strugës, vazhdon të mbetet institucioni i ndaluar për shqiptarët.

Në këtë institucion rajonal sipas burimeve të rezervuara të Strugalajm janë të punësuar mbi 250 persona nga të cilët vetëm katër janë shqiptar:një mjekë, dy infermier si dhe një ekonomist.

Kjo gjendje do të mbete për shumë kohë kështu pasi edhe në dy ciklet e fundit të punësimeve nuk është përfshirë asnjë shqiptar.Siç informohet Strugalajm.com në gusht janë punësuar 25 persona si personel teknik nga ata asnjë shqiptar.

Gjithashtu, këto burime potencojnë se edhe në konkursin e fundit ku parashikohet punësimi i 2 mjekëve dhe 2 teknik rentgeni me gjasë nuk do pranohet asnjë shqiptar.

Spitali i Traumatologjisë dhe Ortopedisë që në gjuhën popullore njihet si “Spitali i Eshtrave” është institucion rajonal që mbulon qytetet e Ohrit,Strugës,Dibrës,Kërçovës ku mbi gjysma e pacientëve janë shqiptar .(Strugalajm)