Spitali i Gostivarit: Gostivari me zero pacient me covid 19

Ju njoftojmë se pas testimit, pacientja e vetme në Gostivar e cila ishte e infektuar me covid 19 doli negativ, ky është njoftimi i ardhur në redaksinë e portalit Gostivari Sot nga Spitali i Gostivarit.

Marketing

“Një falemenderim i veçantë shkon për pacienten e cila gjatë gjithë periudhës ishte teper e kujdesshme dhe e sinqertë,dhe nga kujdesi i madh që pati për veten dhe të gjith ne nuk infektoi asnjë person tjetër. Dhe gjithashtu falemenderojmë personelin mjeksorë në repartin e Infektologjisë që në çdo moment kanë treguar dhe po tregojnë një profesionalizëm dhe heroizëm të vërtetë. Pa mos haruar të falemenderojmë edhe të gjithë qytetarët që në rjetet sociale dhe në mënyra të ndryshme falemenderojnë dhe respektojnë punën e Drejtorin Dr.Jakup Jakupi dhe të gjithë personelin mjeksorë për menagjimin maksimal që po tregojnë për tejkalimin e kësaj pandemie që tash më ka kapluar të gjithë botën. Dhashtë Zoti që sa më shpejtë të gjithë bashkë ta tejkalojmë këtë situatë të vështirë”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, Gostivari Sot njoftoi paraprakisht që 45 vjeçarja nga Gostivari mund koronavirusin, në testimin e dytë del negativ.

“Negativ jam, sapo kam marrë rezultatet”, i tha ajo Tv Globit.

Ajo tani lëshohet në kurim shtëpiak, ku do të duhet të qendrojë në vetë-izolim edhe 14 ditë.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi konfirmon për Gostivari Sot që informacioni është i saktë.

“Para një ore doli rezultati dhe për fat të mirë rezulti është negativ”, tha drejtori Jakupi.

Ndryshe, deri më tani në Gostivar janë testuar 50 persona dhe të gjithë janë negativ.

Në pritje janë rezultatet e çiftit bashkëshortor nga Strumica të shtruarë mbrëmë në Repartin Infektiv në Gostivar. Ata para dy ditësh kanë udhëtuar nga Sllovenia dhe kanë qenë të vendosur në karantinë shtetërore në hotelet e Mavrovës.

Me rezultatin e fundit, Gostivari del nga harta e qyteteve me pacientë të infektuar nga Koronavirusi. Deri tani, Gostivari evidentohej me të vetmin rast që rezultoi tashmë i shërguar nga ky virus.

Marketing