Spitali në Kumanovë me aparatura të amortizuara

Pjesa më e madhe e aparateve shëndetësore, të cilat shfrytëzohen nëpër repartet e Spitalit të Kumanovës, tashmë janë të vjetërsuara dhe amortizuara, andaj është e domosdoshme furnizimi i pajisjes së re mjekësore.

Marketing

“Ajo që për momentin na mungojnë në Spitalin e Kumanovës janë eho-aparatet, strilizatorët, EKG- aparatet e paisje tjera që janë të domosdoshme për punën e spitalit. Andaj edhe është e nevojshme sigurimi i aparateve të reja mjeksore.

Konkretisht për repartin e Gjinekologjisë dhe akusherisë ka nevojë për sigurimin e CTG – aparateve, fetoskopeve, eho-aparateve dhe paisje tjera, nga të cilat një pjesë duhet ti blejmë vet, kurse një pjesë do të sigurohemi ti sigurojmë përmes donacioneve të ndryshme” – tha Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.

“Deri në fund të javës do të fillojmë procedurat për furnizimin me mamografë , kurse varësisht nga afatet ligjore , shpresojmë se në periudhë prej dy-tre muajsh aparati do të arrijë në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës” – deklaroi Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Për shkak të defekteve të më tepër aparateve, pacientët e gjithë rajonit verilindor, në vend se në spitalin e Kumanovës, për kontrolle të ndryshme dërgohen në Entet shtetërore dhe private në Shkup.