Spitali psikiatrit punon në mungesë të energjisë elektrike, ankohen pacientët dhe stafi mjekësor

Rreth 300 pacientët në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar e kanë kaluar mbrëmjen në terr të plotë dhe në pamundësi për të marrë ndërhyrjet e nevojshme mjekësore, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Moti i ke me reshje të shiut dhe bubullima kanë shkaktuar defekte serioze tek centrali i energjisë elektrike.

Marketing

Burimet e ALSAT-it brenda Spitalit thonë se ndërprerja e energjisë ka zgjatur dhjetë orë të plota, ndërsa mjekët nuk kanë mundur t’u vendosin pacientëve as infuzione.
“Jam pacient këtu vij për të tretën herë me radhë. Nuk ka rrymë prej 5- 6 orësh. Nëse dikujt i nevojitet ilaç apo infuzion nuk mund të merr sepse nuk ka kushte” theksoi një pacient.

Autoritetet e Spitalit pranojnë se defekti ka shkaktuar komplikime ndërkaq sqarojnë se agregati i Spitalit është shumë i vjetër, dhe se deri më tash nuk kanë mundur të blejnë të ri pasi për blerjen e tij nevojiten rreth 2 milion denarë. Megjithatë shtojnë se shërbimet kanë filluar riparimin e dëmeve.

“Problemi është te njëra nga dy centralet e energjisë elektrike sepse është e vjetër 20 vjet. Jam në komunikim me Telekomin të mund të lëshojnë shërbime që kjo centralë të përmirësohet nëse mundet, në të kundërtën të furnizohemi me tjetër pajisje e cila shkon përmes furnizimit publik” theksoi Tatjana Lozanovska, Drejtore e Spitalit Psikiatrik në Demir Hisa.

Defektet në sistemin kompjuterik janë ato të cilat kanë rënduar edhe më shumë situatën, megjithatë drejtoresha e Spitalit thotë se defekti i tillë do të ishte i pafalshëm nëse tek ky Spital do të kryheshin ndërhyrje kirurgjike.
“Tek ne nuk kryhen operacione kirurgjike megjithatë ndriçim në objektet patjetër të ketë. Nga kompjuterët, disa resiverë kanë pësuar djegie nga moti i keq sot veçmë është duke u bërë evidencë se cilat pjesë janë djegur. E dini se sigurimi spitalor, udhëzimet spitalore, sistemi “Termini Im” e gjithë kjo është e lidhur me rrjetin kompjuterik. Këto defekte po sanohen, do të blihen pjesë të reja” u shpreh Tatjana Lozanovska, Drejtore e Spitalit Psihijatrik në Demir Hisar
Spitali psikiatrik në Demir Hisar përballet edhe me probleme të tjera.

Objektet e tij janë shumë të vjetërsuara dhe të dëmtuara ndërkaq si shumë spitale të tjera, kuadri mjekësor në këtë institucion shëndetësor nuk është i mjaftueshëm.
Për momentin në këtë Spital ka të angazhuar personel mjekësor prej rreth 250 personash, ndërkaq në të rehabilitohen personat me probleme mentale shëndetësore, ku pacienti më i ri është i moshës 16 vjeçe, shkruan Alsat.

Marketing