SPORT: Victor Valdes rikthehet te Barcelona

11:49 | 30 Prill 2021

Marketing

Victor Valdes është rikthyer te klubi i Barcelonës pas ofertës së presidentit Joan Laporta.

Detyra kryesore e ish-legjendës së Barcelonës do të jetë në trajnimin e lojtarëve të rinj, transmeton lajmi.net.

Gazeta e përditshme spanjolle, SPORT, ka raportuar se me ardhjen e Joan Laportas në krye të Barcelonës, është rikthyer edhe Valdesi.

Përfshirja e tij në departamentin e të rinjëve është planifikuar për në qershorin e ardhshëm, edhe pse në këto javë ai do të punojë tashmë për të ditur saktësisht të gjitha funksionet që do të kryejë./Lajmi.net/

Marketing