Sqarime rreth maturës shtetërore

Qendra shtetërore e provimeve ju informon se në testin nga lënda mësimore e Biologjisë në gjuhën shqipe, në kuadër të maturës shtetërore, ka ndodhur gabim teknik I paqëllimshëm i cili nuk ndikon në rezultatin e maturantëve. Testi nga Biologjia është identik në të tre gjuhët (gjuhë maqedone, shqipe dhe turke). Detyrat e dhëna në test, përgjigjet e sakta dhe çelësi sipas të cilëve vlerësohen detyrat janë identike.

Marketing

Vetëm në faqen 9 ka ndodhur gabim teknik i paqëllimshëm gjatë shënimit të pikëve të cilat i përkasin detyrës 31 (është shkruar 1 pikë, në vend të 3 pikëve) dhe detyra 32 (është shkruar 1 pikë, në vend të 4 pikëve). Këta dy numra nuk ndikojnë as në përmbajtjen e pyetjeve, as në përgjigjet e sakta të detyrave. Përgjigjet plotësisht të sakta të nxënësve do të vlerësohen në mënyrë përkatëse, maksimum 3 gjegjësisht 4 pikë.

Qendra shtetërore e provimeve iu kërkon falje maturantëve për shkak të gabimit teknik dhe iu garantojmë se ky gabim aspak nuk do të ndikojë në rezultatin e tyre nga lënda mësimore e Biologjisë në gjuhën shqipe.