Sqarohet Enis Bardhi: Leja ime e vozitjes…

Futbollisti Enis Bardhi është gjetur në një situatë të pakëndshme gjatë një kontrolli rutinor të policisë së Valencias, kurse mediat spanjolle kanë publikuar se është nën hetime për cënimin e trafikut dhe për falsifikim të mundshëm të patent shoferit.

Marketing

Enis Bradhit përkohësisht I është marrë makina Porshe Panamera.

Bardhi ka përgënjeshtruar pohimet për falsifikim të patent shoferit duke theksuar se e njëjta që është dhënë nga autorietet e Maqedonisë së Veriut është në rregull.

“Leja e vozitjes është valide dhe e lëshuar nga shërbimet e vendit tim – Maqedoni.Të gjithë dokumentacionin menjëherë e dërgova tek autoritetet kompetente spanjolle me qëllim që të sqarohet situata. Këtë do ta vërtetojë edhe MPB-ja në Maqedoni” – ka sqaruar Bardhi.

Policia spanjolle ka theksuar se Enis Bardhi plotësisht ka bashkëpunuar me përfaqësuesit e tyre gjatë kontrollës rutinore.

Marketing