Stadiumi i Çairit me risi, tribuna e re po merr pamje (FOTO)

Derisa skuadra e FC Shkupit është duke zhvilluar përgatitjet e dimrit në Antalia, në stadiumin e Çairit punët kanë vazhduar me intensitet të shtuar për të rregulluar tribunën e re dhe disa ndryshime brenda tribunës së vjetër. Në hyrje të saj po vendosen dyer të reja ku tani më tifozët do të duhen që pasi të kalojnë kontrollin e sigurimit, me biletën e cila do të ketë kodin e saj dhe çdo shikues do të futet me vetëm një biletë. Nga klubi kanë bërë të ditur se çmimi i buletës nuk do të shtrenjtohet dhe do të mbetet ai i njëjti 100 denarë.

Marketing

Është ky edhe një hap drejt modernizimit të stadiumit, ku deri më tani janë vendosur mbi 1200 ulëse, më pas janë rregulluar dhoma për të gjithë futbollistët dhe janë rregulluar edhe zyrat e klubit.

Tani për FC Shkupin do të mbetet edhe një sfidë tjetër që pasi të rregullohet edhe tribuna e re, të investohet edhe në terrenin e blertë dhe të mendohet edhe për terrenin ndihmës ku ekipi do të zhvillojë stërvitjen. Sipas burimeve tona thuhet se do të vendoset bar me standardet më të larta dhe stadiumi i Çairit do të ketë një fushë prej më të mirave në vend.

Skuadra e FC Shkupit nesër luan ndeshjen e fundit miqësore në Antalai, ku përballë do të ketë skuadrën rumune FC Ripensia Timisoara, ndërsa me 7 shkurt pritet që të kthehen në Shkup. Ndeshjen e parë në hapjen e sezonit pranveror Shkupi luan si nikoqire në Çair, ku përballë do të ketë ekipin e Borecit të Velesit, ndeshje kjo që luhet me 16 shkurt në orën 14:00.

Marketing