Stambolli pret finalen/ Në 29 gusht përballja e Champions League

Stambolli pret finalen e madhe të Ligës së Kampioneve në fund të Gushtit. Hipoteza më e mundshme e hedhur në diskutim në UEFA, por merr gjithnjë e më tepër formë dhe kompeticioni elitar duket se do të njohë në fund të verës, edhe fituesin e saj të ri.

Marketing

Presidenti i federatës turke të futbollit, Nihat Wzdemir njoftoi se do të rinisë edhe Liga vendase ndërsa do të finalizohen edhe përgatitjet për sfidën epike të programuar në stadiumin Ataturk këtë muaj, por që u shty nga koronavirus.

“Nëse zoti do të dojë, ne do kompletojmë kampionatet tona deri në fund të korrikut. Do ti dorëzojmë trofetë tanë në fushë dhe jo në tavolinë me ndeshjet që nisin në 12 qershor, e më pas do të mbyllim sezonin me finalen e Ligës së kampioneve në fund të gushtit”- tha Nihat Ozderim.

Prej dy muajsh tashmë, UEFA ka shtyrë finalen e Ligës së Kampioneve por në Komitetin ekzekutiv, kanë një datë në mendje, 29 Gushtin në Stamboll. Gjysmëfinalet do të zhvillohen me një ndeshje direkte. Ndërkohë Liga e Europës pritet të konsumojë finalen e saj në stadiumin e Gdansk, në Poloni, në 26 Gusht, 3 ditë para ngritjes së trofeut të Champions.

Marketing