Stamenkovska: Hyrja në shtëpinë e deputetit Lupço Dimovski është tentim për presion politik

Të arrestohet një deputet i opozitës dhe të kërkohet marrje e imunitetit të tij që të dërgohet në paraburgim është praktik e cila nuk njihet në Evropën demokratike, por në vendet e okupuara nga kartelet kriminele.

Marketing

Hyrja e sotme në shtëpinë e deputetit Lupço Dimovski nuk është asnjë përveç tentimit për presion politik dhe keqpërdorim i institucioneve për shpagim llogarish me të gjithë ato që nuk dakordohen dhe u kundërvihen politikave anti shtetërore të Zoran Zaevit.

Kolegu ynë Lupço Dimovski njëherë ka qenë viktimë e përndjekjes politike nga ana e pushtetit. Pa asnjë bazë e kanë përndjekur për vepër të shpikur kriminele terrorizëm, vetëm e vetëm që ta thyejnë dhe ta detyrojnë ta mbështet ndryshimin e emrit dhe fshirjen e identitet, kulturës, historisë dhe traditës maqedonase.

Thirrja e tij sot është hakmarrje klasike dhe akt me të cilin duhej të frikësohen të gjithë që mendojnë ndryshe nga Zoran Zaevi.

VMRO-DPMNE dhe deputetët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” ashpër e dënojnë hyrjen e sotëm në shtëpinë e kolegut tonë Lupço Dimovski dhe kërkon që pushteti ta ndërpres përndjekjen politike. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” kërkojnë që qeveria të heq dorë nga qëllimi për marrjen e imunitetit kolegut tonë Lupço Dimovski.

Përndjekja politike ndaj ish ministrave të bujqësisë tregon se Zoran Zaevi dhe karteli kriminel janë në panik.

Nevenka Stamenkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së

Marketing