Standardet e sigurisë në aviacionin civil të rëndësishme për prosperitetin ekonomik të shtetit

Edukimi dhe zhvillimi profesional i kuadrit të aviacionit për atraktivitet më të madh dhe realizim të komunikacionit ajror prosperitar dhe stabil ekonomik edhe transporti do të jetë pjesë e bashkëpunimit të Agjencisë për aviacion civil (AAC) dhe Agjencisë Evropiane për siguri të aviacionit (AESA), theksuan sot kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori ekzekutiv i EASA, Patrik Ki.

Marketing

Zaev dhe Ki në takimin në Qeveri e theksuan vlerën e jashtëzakonshme të harmonizimit të rregullores ligjdhënëse vendore me standardet ndërkombëtare në fushën adekuate.

Në mbledhjen, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, pozitivisht ishte vlerësuar bashkëçunimi mes EASA dhe AAC-së, në drejtim të promovimit dhe arritjes së standardeve më të larta të përbashkëta për siguri në aviacionin civil.

Është biseduar edhe për aktivitetet të cilat AAV i ndërmerr në lidhje me respektimin e kushteve për siguri si parakusht për mundësim të zhvillimit të përmbajtur dhe efikas të aviacionit të shtetit.

Në takim i pranishëm ka qenë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, si dhe drejtori i Agjencisë për aviacion civil, Tomisllav Tuntev.

Marketing