Startoi projekti i synetimit

Pas konsultimeve  paraprake me kryesinë dhe me degët “El Hilal”-it , Komisioni i synetimit startoi me realizimin e projektit “Synetimi 2018”. Aktiviteti në terren këto  ditë filloi në Prilep, Manastir dhe në disa qytete të Maqedonisë Lindore. Në bashkëpunim me degët, këtij akti iu nënshtruan fëmijë nga  Cërnilishta, Debreshi, Kanatllari, Kratova, Kriva Pallanka, etj.
Bashkë me mjekët, dr. Gazmendin dhe dr. Gafurin, në terren përveç aktivistëve të degëve janë edhe anëtarët e Komisionit të Synetimit, të cilët bëjnë edhe shpërndarjen e rrobave dhe peshqesheve që janë siguruar për fëmijët  në kuadër të projektit.
Aktiviteti i sivjetëm, me të cilin parashihet synetimi  i 300 fëmijëve, do të përfundojë  më 4 gusht për kur është planifikuar edhe organizimi i manifestimit qendror në Kalanë e Shkupit,  me ç’rast do të parakalojnë fëmijët nga  Shkupi dhe Kumanova.