Statistika fantastike të Amir Rrahmanit në Serie A, lë prapa lojtarin serb

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka kaluar sezonin më të mirë në karrierë me fanellën e Veronas në Serie A.

Marketing

Rrahmani ka qenë titullar i pazëvendësueshëm derisa ka bërë edhe paraqitje mbresëlënëse duke qenë lojtari me më së shumti minuta në fushë në ligën italiane.

Mbrojtësi nga Prishtina i prin listës së lojtarëve për topa të rikuperuar gjatë sezonit.

Në 38 ndeshjet e tij të zhvilluara në Serie A, Rrahmani ka rikuperuar 491 topa, dukshëm më shumë se vendi i dytë aty ku renditet futbollisti i Sampdorias, Omar Colley.

Rrahmani ka lënë prapa në vendin e tretë edhe serbin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Derisa edhe Berat Gjimshiti i Atalantas ka qendruar mirë dhe radhitet i pesti në këtë listë.

Kujtojmë se nga sezonin i ardhshëm Amir Rrahmani do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës së Napolit.

Marketing