Statistikat e zgjedhjeve të parakohshme 2020

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, zgjedhjet vazhduan aty ku u ndaluan dhe vazhduan zyrtarisht me kërkesën tonë në MPB për ndarjen e qytetarëve që kanë të drejtë të votojnë në datën e shpallur për zgjedhjet, 15 korrik 2020. Kjo u pasua me nënshkrimin e një kodi për zgjedhje të ndershme, i cili u nënshkrua nga të gjithë parashtruesit e listave, si garancë se zgjedhjet do të shkojnë pa probleme dhe që në fund të gjithë do të urojnë fituesin

Marketing


Nga Enver SALIHI

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020 u mbajtën më 15.07.2020 e Mërkurë e cila u shpall ditë jo pune për të gjithë qytetarët,Sidoqoftë, kjo datë paraprihet nga shpallja e zgjedhjeve më 12 Prill, 2020, të cilat nuk u mbajtën për shkak të krizës globale shëndetësore me Covid 19. Procesi zgjedhor u ndërpre më 21 mars 2020 nga ana e Qeverisë me Dekret me fuqi ligjore dhe të gjitha aktivitetet e përfunduara më parë, u pranuan dhe procesi i zgjedhjeve do të përfundojë aty ku u ndal (vendosja e një çmimi mesatar për reklamim, votimi për diasporën, paraqitja e listave të çmimeve, portalet në internet të mediave dhe gazetat që kanë të drejtën e reklamimit të paguar politik). Situatën e njëjtë e verifikoi dhe KSHZ me datë 23.03.2020 me çka procesi zgjedhor u ngri dhe do të vazhdonte kur të përfundoj gjendja e jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, zgjedhjet vazhduan aty ku u ndaluan dhe vazhduan zyrtarisht me kërkesën tonë në MPB për ndarjen e qytetarëve që kanë të drejtë të votojnë në datën e shpallur për zgjedhjet, 15 korrik 2020. Kjo u pasua me nënshkrimin e një kodi për zgjedhje të ndershme, i cili u nënshkrua nga të gjithë parashtruesit e listave, si garancë se zgjedhjet do të shkojnë pa probleme dhe që në fund të gjithë do të urojnë fituesin.

Fushata zgjedhore zgjati 20 ditë dhe filloi nga 24.06.2020 deri në 12.07.2020, në të cilën sipas dispozitave ligjore të gjithë pjesëmarrësit u reklamuan me fonde nga buxheti në shumën totale 2 Euro nga votues i regjistruar sipas fondeve të siguruara me ligj për secilin pjesëmarrës edhe atë 45% të mjeteve për opozitën, 45 % për pozitën dhe 10% për partitë tjera politike. Sa i përket përket reklamimit të paguar politik pagesa të kryhet nga KSHZ ku si pjesëmarrës në reklamim të paguar politik nga buxheti I shtetit janë paraqitur 48 televizione lokale ose kombëtare, 52 kanale radio në nivel lokal dhe kombëtar, 12 gazeta ditore dhe 230 portale të internetit.

Zgjedhjet nuk do të ishin valide pa vëzhgimin e tyre nga organizata dhe sektori civil. Këto zgjedhje u vëzhguan nga:

– 2551 vëzhgues vendas (OJQ MOST, Civile, AKSIOS 2017, Inkluziva, etj.)

– 158 vëzhgues ndërkombëtarë (Ifes, Ambasada e Kanadasë Beograd, OSBE ODIHR, Ambasada e Francës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Holanda, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Italisë, Ambasada e Britanisë së Madhe, Delegacioni i BE, etj.)

– 60 gazetarë të huaj (Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Associated Press, Reuters, France Press, TRT, RTK, etj.)

Procesi i zgjedhjeve u zhvillua për tre ditë në 13, 14 dhe 15 korrik 2020. Më 13.07.2020 votuan personat e infektuar me Covid 19 dhe personat në izolim (nga 759 aplikime të pranuara, 723 votues në këtë kategori ushtruan të drejtën e tyre të votës). Duhet të theksohet se për këtë kategori personash kemi krijuar një organ të posaçëm zgjedhor i përbërë nga mjekë dhe anëtarë të partive politike në pushtet dhe opozitës.

Më 14.07.2020 votuan persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, persona që jetojnë në azil për pleq dhe persona që vuajnë dënime me burg ose gjenden nën arrest shtëpiak (nga 8852 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të pranuar, votuan 8325 persona, nga ata të regjistruar për të votuar në azilet e pleqve 357 persona kanë aplikuar në 17 institucione të tilla, personat që vuajnë dënimet me burg janë 1657 persona)

Më 15.07.2020 është dita e zgjedhjeve ku 1,814,263 votues kishin të drejtën e votës, nga të cilat 943.750 votues ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa 870.513 fletëvotime mbetën të pashfrytëzuara.

Zgjedhjet u zhvilluan nga KSHZ me 7 anëtarë, Komisionet Komunale Zgjedhore që përbëhen nga 10 anëtarë ose gjithsej 80 Komisione Komunale me gjithsej 800 anëtarë dhe 3480 vendvotime me 10 anëtarë secila ose gjithsej 34 800 persona që drejtuan drejtpërdrejt këtë proces zgjedhor. Si pjesëmarrës në zgjedhje ishin 3 koalicione dhe 12 parti në mënyrë të pavarur si pjesëmarrëse në procesin zgjedhor ndërsa numri i përgjithshëm i partive politike në këto zgjedhje që morën pjesë në mënyrë të pavarur ose si pjesë e koalicioneve zgjedhore është 53.

Rezultatet e votimit janë si më poshtë:

Koalicioni Mundemi 327.329 vota ose 35,9% -ose 46 mandate
Përtëritja e Maqedonisë 315344 vota ose 34,59% ose 44 mandate
BDI 104587 vota ose 11,47% ose 15 mandate
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 81297 vota ose 8,92%-12 mandate
E Majta 37,551 vota ose 4.12%- 2 mandate
PDSH 13,891 vota ose 1.52%- 1 mandat
INTEGRA 12,291 vota ose 1.35%- 0 mandate
UDQ 555 vota ose 0.39%- 0 mandate
MORO 3,245 vota ose 0.36% – 0 mandate
ZËRI PËR MAQEDONIN 2,801 vota ose 0.31%- 0 mandate
MAQEDONIA UNIKE 2,604 vota ose 0.29%-0 mandate
USD 2,585 vota ose 0.28%-0 mandate
PARTIA JOTE 1,894 vota ose 0.21%-0 mandate
DEMOKRATËT 1,556 vota ose 0.17%-0 mandate
PP E ROMËVE 1,225 vota ose 0.13%-0 mandate
Mandatet llogariten sipas kuotave të marra sipas metodës së Dontit, nga e cila deputeti me numrin më të vogël të votave të zgjedhur në Kuvendin e RMV janë:

NJZ 1: 6827 vota

NJZ 2: 6842 vota

NJZ 3: 6939 vota

NJZ 4: 7448 vota

NJZ 5: 6895 vota

NJZ 6: 5353 vota

Në afatin e caktuar me ligj, pjesëmarrësit dërguan kundërshtime deri tek KSHZ: Aleanca për Shqiptarët 151 kundërshtime, Demokratët 2 kundërshtime, VMRO-DPMNE 2 kundërshtime, MORO 1 kundërshtim, Integra 1 kundërshtim, Zëri i Maqedonisë 1 kundërshtim, “Asnjëherë Veriore” 1 kundërshtim, SDU 2 kundërshtime, E majta 1982 kundërshtime, ose gjithsej 2143 kundërshtime, nga të cilat disa janë refuzuar për shkaqe formale juridike dhe të tjerat për mospasje të dëshmive për pretendimet që i kanë paraqitur. Palët e pakënaqura kanë lëshuar edhe padi deri në gjykatën administrative edhe atë: E majta 101 padi , ASH-AAA-75 padi, Integra 1 padi dhe një person fizik 1 padi . Të gjitha paditë refuzohen nga Gjykata Administrative e RSM-së, me çka rezultatet bëhen edhe oficiale dhe përfundon procesi zgjedhor.

Pason ndarja e certifikatave për deputet dhe konstituimi i institucioneve demokratike në shërbim të qytetarëve.

(Autori është anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor)

Marketing