Statistikë: Më shumë të vdekur sesa të lindur në vitin 2019

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në vend vitin e kaluar janë regjistruar 19.845 lindje të gjalla dhe 20.446 persona të vdekur, me çfarë rritja natyrore është negative dhe arrin – 601.

Marketing

Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në zonat urbane arrin 11.772 fëmijë apo 59,3 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur gjallë kundrejt 8.073 fëmijë të lindur gjallë apo 40,7 për qind në zonat rurale.

Pjesëmarrja më e madhe në krahasim me numrin e përgjithshëm të lindjeve sipas zonave ka rajoni i Shkupit me 38,1 për qind, ndërsa më pak rajjoni lindor me 6,3 për qind. Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve në zonat urbane arrin 29,8 vjet kundrejt 28,2 vjet në zonat rurale.

Mosha mesatare te lindjet e para në zonat urbane arrin 28,5 vjet kundrejt 25,9 vjet në zonat rurale. Në lindjen e parë për 2,6 vjet është më e re nëna në zonat rurale.

Numri i personave të vdekur në zonat urbane arrin 12.831 persona apo 62,8 për qind kundrejt 7.615 persona të vdekur apo 37,2 për qind në zonat rurale. Pjesëmarrje më të madhe në krahasim me numrin e përgjithshëm të personave të vdekur, sipas zonave, kanë në rajonin e Shkupit me 29,9 për qind, ndërsa më pak në rajonin verior-lindor me 8,1 për qind. Numri i foshnjave të vdekur në zonat urbane është 66 foshnja, derisa në zonat rurale arrin 46 foshnja.

Mosha mesatare e personave të vdekur në zonat urbane arrin 73,7 vjet kundrejt 73,8 për qind në zonat rurale.

Rritja natyrore te popullata e zonave urbane, është negative dhe arrin – 1.059 persona kundrejt rritjes natyrore pozitive në zonat rurale e cila arrin 458 persona. Në gjashtë rajone ka paraqitje të rritjes natyrore negative, dhe atë në: Rajonin e Vardarit, Rajonin Lindor, Jugperëndimor, Juglindor, të Pellagonisë dhe Verilindor.

Të dhënat për migrime të brendshme në nivel të rajonit tregojnë se pjesëmarrje më të madhe prej 36,3 për qind kanë zhvendosjet nga fshati në qytet, derisa zhvendosjet ndër urbane marrin pjesë me 8,2 për qind.

Në migrimet e përgjithshme në nivel të rajonit nga fshati në qytet, pjesëmarrje më të madhe ka Rajoni Lindor me 51,8 për qind, derisa në Rajonin e Pollogut pjesëmarrje më të madhe kanë zhvendosjet ndër rurale të cilat marrin pjesë me 61,5 për qind.

Salldoja e migrimeve të jashtme është më e madhe në Rajonin e Shkupit (1.233), ndërsa më e vogël në Rajonin Juglindor )-58). ar/

Marketing