Statuja e Adem Jasharit do të hiqet nga Prizreni për t’u ripunuar

Pas diskutimeve që shkaktoi në rrjet shtatorja e Adem Jasharit e vendosur dy ditë më parë pranë qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, do të largohet për t’u dërguar për rimodelim.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga Klan Kosova, që citon drejtuesit e qendrës tregtare.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet. Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi”, thonë burimet.

Menaxherët e qendrës kanë theksuar se e njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër.

Imazhi i Adem Jasharit në bustin e vendosur më 28 Nëntor ashtu si dhe imazhi i Skënderbeut i vendosur një ditë më pas, shkaktuan diskutime në rrjet për mënyrën se si ishin konceptuar dhe paraqitur.

Marketing