“Status quo” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën dhe historinë me Bullgarinë

Komisioni i përzier maqedono- bullgar për zgjidhjen e çështjeve historike do të pushojë për një periudhë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Kjo bëhet e ditur nga anëtarët maqedonas të këtij komisioni, duke iu përgjigjur kryesuesit të delegacionit bullgar të këtij komisioni, Angel Dimitrov.

Marketing

“Njëanshëm është kërkuar ndërprerja e punës së komisionit me arsyetimin se duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë katër muajve të ardhshëm. Ata praktikisht refuzojnë që të takohemi dhe të bisedojmë. Mbetet e hapur çështja se në maj a do të vazhdojë komisioni”, theksoi Dimitrov për televizionin bullgar BNT. Sipas tij, arsyetimi është befasues, pasi që anëtarët e komisionit nga pala maqedonase vazhdimisht kanë nënvizuar se punojnë pa ndikime politike. “Tani del në sipërfaqe se puna e komisionit është problem i brendshëm politik në vendin tone fqinj”, theksoi Dimitrov. Komisioni i përzier maqedono – bullgar është themeluar pas marrëveshjes për fqinjësi të mire midis dy vendeve të firmosur vitin e kaluar, përmes së cilës zgjidhen kontestet e hapura gjuhësore dhe historike mes Shkupit dhe Sofjes. Përveç kontestimit të disa personaliteteve historike, pala bullgare së fundi përmes Akademisë së Shkencave nuk njeh gjuhën maqedonase, duke e konsideruar si një dialekt i gjuhës bullgare

Marketing