Statusi i PSP-së, ndërkombëtarët: Pavarësi në kuadër të PThP-së

Komuniteti ndërkombëtar pret që me ligjin e ri PSP-në të mbajë pavarësinë e saj në kuadër të Prokurorisë Publike. Ata i inkurajojnë partitë politike nga qeveria dhe opozita të mbajnë përgjegjësinë së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje, e cila do t’i mundësojë PSP-së të ketë rezultate gjatë punës së mëtejshme.

Marketing

“ShBA-të besojnë fuqimisht se Prokuroria Speciale duhet të mbetet e pavarur, në zyrën e Prokurorisë Publike, por me pavarësi të plotë, që të jetë në gjendje të udhëheq procese të nivelit të lartë të korrupsionit dhe keqpërdorimin e funksioneve, me qëllim që të sigurohet se do të ketë përgjegjësi për shpërdorimet në të kaluarën, por edhe për shkeljet eventuale në të ardhmen. Ne besojmë fuqimisht se kjo duhet të jetë pjesë e ligjit të ri”,- deklaroi shefja e misionit në Ambasadën e ShBA-së, Mikaela Shvajcer-Blum.

“Kur flasim për gjyqësorin, nuk bëhet fjalë vetëm për ligjet, por edhe për rezultatet. Gjëja më e rëndësishme për Prokurorinë Speciale është se ajo ka rezultate në punën e saj. Në 3 vite e gjysmë isha këtu dhe e kam parë punën e saj, gjithashtu e di se ndonjëherë PSP ka punuar më shumë se ajo që menduam se ishte e mundur. Ndonjëherë edhe kundër të gjitha pritshmërive, ajo arriti të sjellë disa raste në gjykata. Unë mendoj se këto janë momente shumë të rëndësishme”,- deklaroi ambasadori holandez, Vouter Plopp.

Ligji për PSP-në është një nga ligjet reformuese, miratimi i të cilave duhet të regjistrohet në Raportin e Komisionit Evropian.

Marketing