Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike, Lile Stefanova është ftuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo në cilësinë e dëshmitarit duhet të paraqitet të martën në Prokurori për rastin “Zhvatja”, shkruan SDK.
Jozyrtarisht mësohet se më pas do të ftohet edhe prokurorja Speciale Katica Janeva.

Stefanova mbrëmë nëpërmjet një komunikate e publikuar në faqen e PSP-së, ka kundërshtuar Janevën për lëndën “Perandoria” dhe për herë të parë publikisht u konfrontuan.