Stefanova: Nuk di asgjë për letrën e Janevës

Prokurorët Lile Stefanova dhe Artan Ajro, pas seancës së sotme gjyqësore për rastin “Titanik”, nuk u përgjigjen në pyetjen se çfarë është biseduar në kolegjium në PSP për letrën e Janevës, e cila përmes gjykatës deri tek ta ka nisur kërkesë që të gjitha hetimet dhe akuzat në afat prej 3 ditëve t’i dorëzohen Prokurorisë Themelore.

Marketing

“Nuk e di, isha në gjykatë, nuk kam njohuri për atë letër. Kur ta lexoj, do t’ju trego”, tha shkurt Lile Stefanova.

Nga PSP-ja paraprakisht konfirmuan se Janeva nga Burgu i Shutkës ka dhënë urdhër që të gjitha hetimet dhe procedurat parahetimore në afat prej 3 ditëve të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

Për urdhrin e Janevës duhet të merret vendim në Kolegjiumin e PSP-së.