Prokurorja Lile Stefanova nga PSP konfirmoi se Gruevski është në arrati. Ajo tregoi se së bashku me Gruevskin ishin përgatitur për arratisje edhe Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakievski. Stefanova tha se atyre u është shqiptuar paraburgim pasi prokuroria ka patur informacione se ata ishin përgatitur për arratisje sikurse shefi i tyre Gruevski.

“Arsyet se ekziston rrezik për arratisje i kemi theksuar që në dorëzimin e aktakuzës kur në vend se ti dërgojnë në paraburgim, Këshilli penal pati vendosur tu shqiptojnë masa më të buta edhe pse pranoi mundësinë që të akuzuarit të arratisen.

Bozhinovski dhe Janakievski janë në paraburgim me kërkesën tonë. Nëse kemi njohuri edhe për plane arratie të të tjerëve, edhe për ato do të kërkojmë paraburgim” Për shkak të arratisjes së konfirmuar të Gruevskit, Lile Stefanova kërkoi që ai të gjykohet në mungesë. Por, avokati i tij Elenko Millanov insiston që të merret konfirmim zyrtar.

Për shkak të rrethanave të reja të arratisjes por edhe të paraburgosurve Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski, gjykimi i sotëm u anulua. Gjykata nuk ka arritur me shpejtësi të dërgojë kërkesë tek burgu për ti sjellë të akuzuarit në gjykim.