Stefanovska: E tmerruar nga video incizimet, do të bashkëpunojë me Prokurorinë

Për herë të parë incizimin i cili u publikua në opinion nga ana e gazetës italiane “La Verita” për rastin “Zhvatja”, e ka parë edhe prokurorja Lile Stafanova.

Marketing

Stefanova e cila e ka udhëhequr lëndën për rastin “Perandoria” ka thënë se është e tmerruar nga pamjet që ka parë në videon.

“Jo vetëm që nuk e kam ditur se ka incizim të tillë, por edhe jam e tmerruar. Pres që Prokuroria për krim të organizuar tërësisht ta pastroj këtë rast. Unë do të bashkëpunoj dhe do të shpërndajë të gjitha gjërat që i di, ndërsa tani nuk mund t’i them për të mos dëmtuar hetimin”, ka thënë Stefanova në bisedë telefonike për 24vesti.

Marketing