Stejt Departamenti ri përsërit qëndrimin: Fuqishëm përkrahim Marrëveshjen e Prespës

Mbështetje për Marrëveshjen e Prespës dhe implementimin e saj të plotë ka shprehur funksionari i Stejt Departamentit në deklaratën për portalin informativ Real.gr.

Marketing

Në pyetjen e korrespondentit të portalit nga Uashingtoni, se cili është pozicioni i administratës amerikane lidhur me planin B të Panos Kamenos, që kinse është prezantuar në takimin e tij me Ves Miçel, funksionari ka përsëritur qëndrimin e SHBA-së, duke përmendur rezultatin e referendumit.

“Publikisht nuk i kumtojmë detajet nga bisedimet tona personale diplomatike, por pozicioni i SHBA-së është i qartë: e përshëndesim rezultatin e referendumit në Republikën e Maqedonisë më 30 shtator, ku qytetarët e shprehën përkrahjen e tyre për NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Fuqishëm e mbështesim implementimin e plotë të marrëveshjes që do t’i mundësojë Maqedonisë të fitoj pozicion ligjor në NATO dhe BE si Republika Maqedonia Veriore, duke kontribuar në stabilitetin financiar, sigurinë dhe prosperitetin”, ka thënë funksionari i Stejt Departamentit për real.gr, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.