Sot qartë tregohet se VMRO-DPMNE është nën rrethojë policore të vazhdueshme politike për shkak të teatrit të lirë politik i cili ndodhi për shkak të mbulimit të pafuqisë personale dhe paaftësisë së pushtetit, thekson zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

“Pa nevojë ishin shqetësuar anëtarët dhe simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së, ishin bastisur qytetarët e pafajshëm, pa urdhër-arrest, pa urdhër të veçantë e cila asnjëherë nuk ishte prezantuar në opinion. Provokim për konflikt të ri ndërmaqedonas”, theksohet më tej.

Nga fotografitë e arritshme në opinion shihet se në kundërshtim me ligjin, ishte angazhuar edhe policia ushtarake e cila është nën kompetencë të Ministrisë së Mbrojtjes me të cilën udhëheq ministrja Radmilla Shekerinska. U tregua se ajo që nevojitet institucionet të jenë profesionale kanë punuar nën diktat të pastër politik.

Presioni politik dhe ndjekja është e dukshme. Motivet janë politike dhe mjetet që përdoren janë politike. Ndjekja bëhet ndaj personave të partisë të cilët ndiqen, përgjohen, nën presion të vazhdueshëm.

Të respektuar, ndërsa tani duhet edhe ministri i ndjekjes dhe terrorit Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev të përgjigjen se kë po gënjejnë. Ata duke i pasur në duar resurset e pakufizuara të sigurisë shtetërore dhe nën kushte të tilla duan ende rrejshëm të tregojnë se nuk e kanë ditur, ose nuk e dinë për lëvizjen e Nikolla Gruevskit? Ajo është dilemë në të cilët ato duhet të përgjigjen.

Kur kemi të bëjmë me vetë aktin ,VMRO-DPMNE nuk pajtohet me vetë shkuarjen e Nikolla Gruevskit, ajo nuk është opsion madje edhe kur të gjithë e dinë se bëhet fjalë për persekutim politik. Ashtu rrezikohen edhe personat tjerë të cilët gjithashtu janë cak i atij persekutimi, u citua në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.