Covid-19 i sulmon edhe të moshuarit dhe të rinjtë edhe me komorbiditete dhe pa komorbiditete. Nuk ka rregull. Ky është ende infektim i ri për gjithë ne, na duhet më shumë kohë që të bëjmë statistika relevante. Doli se virusi adaptohet edhe në kohën e dimrit dhe të verës. Por jam optimist dhe mendoj se trendi i të sëmurëve është në ulje, jo në rritje, thotë drejtori i Qendrës për Shëndet Publik- Shkup, Aleksandar Stojanov.

Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, d-r Stojanov ka thënë se punonjësit mjekësor janë të lodhur, por nuk është çështja nëse ata do të durojnë, por edhe nëse sistemi i përgjithshëm shëndetësor financiarisht do të mund të durojë “ngarkesën”.

Sipas Stojanovit, kyçe në listën kundër Covid-19 është respektimi i masave për mbrojtje.

Sipas mjekut, tani të rinjtë janë më aktiv dhe janë të më të nënshtruar ndaj virusit, ndërsa pensionistët më shumë kanë kujdes. Të rinjtë të cilët do të përfundojnë në respiratorë, kanë më shumë probleme.

“Mundohemi aq sa mundemi. Shumë më lehtë do të ishte nëse numrat do të ishin dyshifror, pasi edhe spitalet do të përballeshin me numër më të vogël pacientësh, Qendrat për shëndet publik më pak do të testonin, laboratorët do të ishin më komod, por ja që ajo nuk po ndodhë. Ndodhë që shumë ngadalë, unë jam optimist dhe mendoj se trendi është në ulje, jo në rritje, por nuk është nëse do të durojmë, çështja është nëse sistemi financiarisht do të durojë. Pra bëjmë shumë shpenzime të mëdha, ndërsa nuk kemi ndihmë adekuate ekonomike. Edhe ai moment patjetër të merret parasysh. Patjetër të merret parasysh se njerëzit janë të lodhur dhe u duhet pushim të gjithëve, të paktën nga një javë, ne bëjmë disa përpjekje, të lëshojmë njerëz ku të mundemi, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të punohet çdo ditë, ne punojmë edhe të shtunat dhe të dielat dhe gjatë festave”, ka thënë Stojanov.

Lidhur me vitin shkollor, ai është decid se askush nuk mund të thotë se kur do të ndalet e gjithë situata ose kur numrat do të ulen që të jetë më sigurt shkuarja në mësim, ndërsa fëmijët patjetër të mësojnë.

Për vdekshmërinë e lartë në vend, ai konsideron se ka dy momente, sistemi shëndetësor dhe mënyra e paraqitjes. Ai është decid dhe garanton siç thotë, “se nga fillimi i epidemisë gjithçka është transparente, gjithçka është thënë publikisht deri në detaje dhe nuk është i sigurt se është ashtu edhe në vendet tjera.