Stojkova e VMRO-së demanton Snopçen: Po bëhen reforma dhe atë shpejtë, ne jemi kundër

Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian nuk e bllokon vetëm kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, por e pengon edhe mos zbatimi i reformave në të gjitha sferat, përfshi reformat në gjyqësor, në administratë si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, deputeti i ASH-së Halil Snopçe i cili përkujtoi në siç u shpreh ai qasjen joparimore të Qeverisë dhe presidentit kur kërkonin që Maqedonia të ndahet nga Shqipëria, duke aluduar se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për në BE, ndërkohë që sot po ndodh e kundërta dhe të njëjtit po kërkojnë që Maqedonia dhe Shqipëria të shkojnë në paket drejtë BE-së.

Marketing

Unë nuk mendoj se është problem vetëm Bullgaria, sepse ka shtete të fuqishme të Unionit Evropian të cilat mendojnë se Maqedonia nuk ka bërë mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sa u përket reformave siç përmendi zoti Nuhiu se janë bërë reforma, por ata mendojnë se nuk janë bërë reforma të mjaftueshme, edhe në gjyqësi, në administratë, në sistemin e sigurisë të cilat kanë qenë parakushte. Pra ne nuk kemi dëshmuar se punojmë mjaftueshëm në këtë aspekt, në këtë drejtim. Prandaj duhet reformat në të gjitha sferat të zbatohen me seriozitet. Pra ne nuk mund të lejojmë që të ketë aferë më pasaporta, për shembull si do ta akceptojnë ato kur 214 kriminel dhe narko-diler shëtisin lirshëm në shtetin tonë. Këto janë fenomene që duhet të pastrohen me radhë”, deklaroi Alil Snopçe, deputet i ASH-së.

Stojkova: VMRO-DPMNE nuk është kundër dixhitalizimit, por kundër reformave të nxituara

VMRO-DPMNE dhe koalicioni opozitar Për Rindërtimin e Maqedonisë, nuk është kundër dixhitalizimit në arsim, por është kundër përjashtimit të librave shkollorë të shtypur, tha në emisionin e sotëm në “Rruga drejt…” në Alsat, deputetja Velika Stojkova nga VMRO-DPMNE. Siç shton ajo, mosbesimi në reformat e paralajmëruara është gjithashtu periudha kohore e parashikuar për përgatitjen dhe zbatimin e tyre.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Rindërtimin e Maqedonisë janë kundër reformës së nxituar, e jo kundër reformave. Ne nuk jemi kundër dixhitalizimit, ne jemi kundër kësaj mënyre të dixhitalizimit, me të cilën largohen librat shkollorë të shtypur. Ne jemi kundër ndryshimit të përmbajtjeve mësimore ku thuhet- përforcim i identitetit të qytetarëve të RMV-së. Kjo thuhet- përforcim i identitetit nacional! Prandaj nuk duhet shpejtuar, dhe për dy muaj të bëhen reforma. Askush nuk është kundër reformave”, thotë Stojkova.

Marketing