Stoltenberg: Anëtaret e reja si Maqedonia e Veriut duhet të kenë mënyrë të sigurt të komunikimit

Vendet anëtare të NATO-s dhe ata që aspirojnë të anëtarësohen në Aleancë, siç është Maqedonia e Veriut, duhet t’i plotësojnë të gjitha standardet, përfshirë edhe ato për mënyrën e sigurt të komunikimit, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg në intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Marketing

“Ato duhet t’i plotësojnë disa standarde kur bëhet fjalë për infrastrukturën civile dhe telekomunikacionin, siç është teknologjia 5G”. Kjo vlen edhe për anëtaret e reja të ardhshme si Maqedonia e Veriut. Këto standarde nuk vlejnë për vende të cilat nuk janë anëtare, por, ne mund t’i lusim apo t’i këshillojmë ta bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi Stoltenberg lidhur me ndikimin e mundshëm të forcave të tjera globale në rajon dhe sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet NATO.

Për dallim prej më parë kur si rrezik më të madh paraqiste vetëm Ish-Bashkimi Sovjetik, thotë, tani kanosjet vijnë prej më shumë anëve – sulmet kibernetike, anektimet…, dhe nuk mund të parashihen.

“Prandaj është e rëndësishme që NATO të mbetet e gatshme dhe agjile që të mundet në mënyrë të përshtatshme të reagojë për çfarëdo krize të re”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Në pyetjen se pse NATO e vazhdon politikën e “dyerve të hapura” për shtetet e vogla, të cilat nuk janë forca ushtarake dhe të sigurisë, Stoltenbeg thotë: “kur fqinjët janë stabil edhe ne jemi të sigurt, ndërsa kur ata i bashkohen NATO-s, atëherë do të bëhemi akoma më të sigurt”.

Një prej sukseseve më të mëdha të NATO-s është fakti që me anëtarësimin e fundit të Maqedonisë së Veriut, prej 12 vendeve fillestareve, do të bëhemi aleancë prej 30 vendesh. Shumë prej tyre janë edhe anëtare të BE-së. E gjithë kjo do të thotë se qindra milionë njerëz tashmë iu bashkuan demokracisë dhe prosperitetit ekonomik. Me këtë Evropa bëhet më e bashkuar dhe më e qetë se kurrë më parë”, deklaroi Jens Stoltenberg.

Marketing