Stoltenberg bisedë telefonike me Haradinajn: Rishikohet angazhimi i NATO-s në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, me ç’rast ky i fundit ka bërë të ditur se do të rishikohet roli i NATO-s në Kosovë.

Marketing

Stoltenberg ka informuar Haradinajn se Këshilli Veri Atlantik ka diskutuar në lidhje me tranformimin e FSK-së dhe se po i njëjti do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në për vitin e ardhshëm.

Sekretari Gjeneral ka bërë të ditur se NATO do të vazhdojë misionin e KFOR-it në Kosove, në mënyrë që të ketë ambient të sigurt dhe të qetë.

Ai gjithashtu ka thënë se KFOR-i operon me mandat të OKB-së dhe se nuk do te ndikohet nga ndryshimet ligjore për transformimin e FSK-së.

Marketing