Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur, ndërsa ju jeni në prag

Pres që liderët e vendeve-anëtare në Samitin më 11 dhe 12 korrik t’ju ftojnë që të filloni bisedime për inkuadrim, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Bruksel.

Marketing

Stoltenberg e përshëndeti marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, duke e vlerësuar si arritje të madhe dhe shembull për të tjerët në rajon.

“Problemi për emrin ishte hije mbi rajonin një kohë të gjatë, por tani marrëveshja është shembull për të gjithë për bashkëpunim. Dera e NATO-s është e hapur, ndërsa ju jeni në prag. Duam ta shohim Maqedoninë në një rajon stabil dhe prosperues”, porositi Stoltenberg.

Theksoi se, megjithatë, pa finalizim të marrëveshjes Maqedonia nuk do të mund të inkuadrohet në NATO. Pret që qytetarët e Maqedonisë ta njohin shansin dhe ta shfrytëzojnë.

“Pasi të përfundohen të gjithë obligimet për emrin do të bëheni anëtare e NATO-s. Pa realizim të marrëveshjes nuk do të mund të bëheni pjesë e NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

I pyetur për pritjet nga Samiti vijues, njeriu i parë i NATO-s tha se beson që vendi do të ftohet të fillojë
negociata për inkuadrim.

“Pasi t’i përfundojmë negociatat për inkuadrim dhe të përfundohet marrëveshja për emrin, atëherë vendi do të bëhet anëtare e plotfuqishme”, tha Stoltenberg.

Kryeministri Zaev tha se Maqedonia pret që të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa flamuri i saj të valëvitet para selisë të Aleancës.

Theksoi se Maqedonia e pret ftesën nga viti 2008 kur u konkludua se i përmbush të gjithë kushtet dhe standardet për hyrje në NATO.

Marketing