Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pas takimit me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov në vilën “Vodno”, në Kuvendin e Maqedonisë u takua edhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xheferin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski.

Njeriu i parë i Aleancës, në kuadër të vizitës së sotme në Maqedoni, duhet të takohet edhe me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, si dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Pas takimit kryeministri Zaev dhe Stoltenberg është paralajmëruar pres-konferencë.

Krahas aktiviteteve dhe takimeve, sekretari i përgjithshëm do ta vizitojë edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarë dhe pajisje të NATO-s ishin angazhuar për tejkalimin e pasojave nga vërshimet. Stoltenberg do ta vizitojë edhe kazermën Ilinden ku do të marrë pjesë në ushtrimin demonstrativ të pjesëtarëve të forcave speciale.

Në kazermën e Ilindenit janë paraparë deklarata për mediat nga Stoltenberg dhe Shekerinska.

Në vigjilje të referendumit, në Shkup sot është edhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut Zhan Aselborn, ndërsa deri në fund të javës vijnë edhe kancelarët e Gjermanisë dhe të Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastijan Kurc.