Stoltenberg nuk e komentoi bllokadën e Maqedonisë Veriore në BE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili sot do të jetë nikoqir i takimit ministror për mbrojtje të Aleancës, nuk dëshiroi ta komentojë bllokadën franceze për Maqedoninë e Veriut në BE, por e përshëndeti ratifikimin e protokollit aderues për në NATO, në Senatin amerikan.

Marketing

“Nuk është për mua të jap këshilla se si BE-ja të ballafaqohet me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, të gjithë e pamë rezultatin e diskutimeve në BE. Dyert e NATO-s mbeten të hapura dhe së shpejti Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e plotë”, u shpreh Stoltenberg.

Potencoi se pardje Senati amerikan e ka ratifikuar protokollin aderues, kjo është e rëndësishme pasi Maqedonia e Veriut kontribuon për stabilitet në rajon. Ai shtoi se paradokohe ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev, i cili i ka thënë se me anëtarësimin në NATO do të rriten investimet e huaja në vend.

Marketing