Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltnberg pret që pas marrëveshjes me Greqinë Maqedonia do të marrë ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në NATO.

Në pres konferencën e sotme Stoltenberg tha:
“Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar rreth kontestit për emrin do të ftojmë Shkupin të fillojë negociatat për anëtarësim. Kur të finalizohet dhe zbatohet marrëveshja do të mund të ftojmë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për tu bëri anëtarja e 30-të e NATO-s nën emrin e saj të ri, Republika e Maqedonisë Veriore. Ky është sinjal se porta e NATO-s mbetet e hapur”, deklaroi Stoltenberg, raporton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.