Stoltenberg përshëndet marrëveshjen SHBA-talebanë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe talebanëve për të reduktuar dhunën në Afganistan.

Marketing

“Kjo arritje mund t’i hapë rrugën marrëveshjes me afganët, paqes së qëndrueshme dhe sigurisë se vendi nuk do të jetë një parajsë e sigurt për terroristët”, deklaroi kreu i aleancës.
“Ky reduktim i planifikuar i dhunës do të jetë një provë vendimtare për vullnetin e talebanëve dhe aftësinë e tyre për të reduktuar dhunën”, vazhdoi Stoltenberg.

SHBA arriti një marrëveshje me talebanët që të reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme dhunën në Afganistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo e përshkroi këtë mirëkuptim si një hap të rëndësishëm në rrugën e gjatë drejt paqes dhe u bëri thirrje të gjithë afganëve që të përfitojnë nga kjo mundësi.

Ai tha se nëse procesi shtatëditor i reduktimit të dhunës do të rezultojë i suksesshëm, do t’i hapë rrugën një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe talebanëve.

Marketing