Stoltenberg: Protokolli hap historik, realizoni reformat për t’u bërë anëtari i 30-të i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nënshkrimi i Protokollit është një hap historik për Maqedoninë e Veriut. Ai tha se kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras treguan guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cili kontribuoi për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Marketing

“Ishte një rrugë e vështirë, e mbushur me kompromise. Ne prisnim një kohë të gjatë që të bashkoheshit me ne në këtë familje. Merrni pjesë në misionet e NATO-s dhe plotësoni reformat e nevojshme për t’u bërë anëtari i 30-të i NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se pas kësaj procesi i ratifikimit secili prej vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa shpreson se procesi do të jetë i sukseshëm.

Marketing