Stoltenberg: Shpresojë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e barabartë deri në dhjetor

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shfaqi shpresë se procesi i ratifikimit të protokollit inkuadrues për Maqedoninë e Veriut do të përfundojë deri në dhjetor të këtij viti, dhe se në samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër vendi do të bëhet anëtare e barabartë.

Marketing

Stoltenberg e dërgoi porosinë një ditë para fillimit të takimit ministror për mbrojtje që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel dhe në të cilin merr pjesë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së veriut, Radmilla Shekerinska.
“Të gjithë aleatët e nënshkruan protokollin inkuadrues në shkurt dhe më pas filluan ratifikimet, ratifikimet shkojnë mjaft shpejtë, zakonisht, siç ishte kur u anëtarësua Mali i Zi, nevojitet rreth një vit.

Nuk është në dorën time se sa shpejtë do të ratifikojnë, por do të ishte shumë mirë nëse mund të përfundojnë deri në dhjetor, kur në Londër do të takohen liderët. Nëse nuk bëhet deri atëherë, pres që të ndodhë shumë shpejtë pas”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i përmbushë standardet për anëtarësim në NATO dhe sërish i lavdëroi kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë për guximin e tyre në zgjidhjen e këtij kontesti për emrin.
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO për Aleancën paraqet edhe sinjal se politika e dyerve të hapura po funksionon me sukses.

“Zgjerimi i NATO-s është rrëfim i madh i suksesshëm i cili ndihmoi në përhapjen e prosperitetit, stabilitetit dhe demokracisë në Evropë”, theksoi Stoltenberg.

Në takimin e nesërm ministror të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes do të bisedojnë për çështjet buxhetore dhe cakun prej dy për qind të BPV-së të cilin vendet duhet ta arrijnë deri në vitin 2024. Në rend dite do të jetë edhe kontesti me Rusinë rreth konventës nukleare të cilën Moska po e shkelë, ndërsa do të bisedohet edhe për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të programit kozmik në nivel të Aleancës së NATO-s, deklaroi sekretari i përgjithshëm.

Marketing