Stoltenberg: Tani, udhëheqësia politike të plotësojë procedurat nacionale

E përshëndes votimin në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi parlamenti i Maqedonisë sonte në orët e vona me 80 vota “për” votoi ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në # NATO”, shkruan Stoltenberg në Twitter.