Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se vendi do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në Samitin e 11 dhe 12 korrikut, por se do të anëtarësohet pasi të përfundojnë të gjitha procedurat për zbatimin e Marrëveshjes për emrin. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev në Bruksel Stoltenberg tha se bazuar në praktikën e deritanishme negociatat për anëtarësim në NATO zgjasin 1 ose 1 vjet e gjysmë.

Problemi me emrin bënte hije një kohë të gjatë në rajon, ka frenuar prosperitetin dhe sigurinë, por tani ka mundësi për një të ardhme më të ndritur.

Pres që në samitin tonë pas dy javësh, krerët e shteteve dhe qeverive të ju ftojnë të filloni bisedimet për anëtarësim dhe kur të gjitha procedurat brenda vendeve të përfundojnë për ta finalizuar marrëveshjen, ju do t’i bashkoheni NATOs. Pa e finalizuar marrëveshjen, vendi juaj nuk mund t’i bashkohet NATOs në një të ardhme të paparashikueshme. Pra kjo është një mundësi historike, që nuk guxon të lëshohet. Dera e NATO-s është e hapur, ju jeni në prag – deklaroi SINKRON- Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri, Zaev iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë pozitivisht në referendumin që do të mbahet në vjeshtë, në mënyrë që Marrëveshja për emrin të finalizohet. Zaev tha se ftesën që do ta marrim në korrik e kemi pritur që nga pavarësimi. Duke theksuar se jemi aq afër anëtarësimit si vendi i 30 i Aleancës, Zaev madje u shpreh se e ka parë se ku do ta ketë vendin flamuri ynë.

Marrëveshja për zgjidhjen e problemit greko-maqedonas për emrin dhe për partneritet strategjik me Greqinë e zhbllokoi pranimin tonë në NATO dhe vendi jonë e mori vendin që meriton. Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë! Hap pas hapi, për vetëm një vit vendi jonë arriu atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Qasja jonë që bashkoi vullnet të fortë, dialog të sinqertë dhe gatishmëri për zgjidhje këto dita na solli shumë lajme dhe vendime të gëzueshme.

Mbeten detyrat tona të shtëpisë, por tani vërtetë kemi për çfarë të bashkohemi në autostradën e gjerë dhe së bashku të themi “Po” për të ardhmen tonë pohoi Zoran Zaev.
Takimin me Zaevin, Stoltenberg e realizoi 1 ditë pas takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Ky i fundit kishte shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e vendit në NATO, pasi Marrëveshja për emrin të hyjë në fuqi.