Stomatologët kërcënojnë me grevë e protesta

Oda e Stomatologëve të Maqedonisë me ultimatum ndaj Fondit Shëndetësor dhe Ministrisë së nëse deri më 10 dhjetor kërkesat e tyre nuk plotësohen do të organizojnë protesta si dhe grevë të përgjithshme. Ndër shtatë kërkesat e tyre janë edhe rritja e çmimeve për shërbimet specialistike stomatologjike, buxheti i ordinancave të korrespondojë me numrin e të punësuarve, zgjerim të paketave për shërbime specialistike si dhe të ju mundësohet specialistëve të kryejnë punën e tyre në gjithë territorin e shtetit. Ankohen se mezi mbijetojnë si pasojë e pagave minimale të cilat për vite me radhë nuk kanë ndryshuar.

Marketing

Ne kemi kërkesë për ndryshime në Ligjin për Sigurim Shëndetësore që shpenzimet për materiale të ndahen në veçanti për stomatologji sepse rritet limiti, dhe rriten shpenzimet. Çmimet e koncensionimit kanë mbetur të njejta që nga viti 2005. Për momentin, edhe sektori i ortodontisë, edhe protetika edhe kirurgjia orale prodhojnë humbje më të madhe se sa që kanë fitim, për këtë shkak bisedojmë intensivisht, kemi përparime, mirëpo finalizim të gjithë procesit për ndryshim të rregulloreve duhet të ndodh sa më shpejtë”-tha Marijan Denkovski, kryetar i Odës së Stomatologëve të Maqedonisë.

Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi t’i pranojnë dhe implementojnë kërkesat tona dhe të marrin përgjigje pozitive më së voni deri më 10 dhjetor. Derisa nuk ndodh një gjë e tillë do të detyrohemi që për shkak të të gjithë rëndesave që kemi për ekzistencë, së bashku me motrat tona medicinale dhe personelin tonë, të dalim në protestë, gjëgjësisht grevë të përgjithshme”-tha Suzana Antovska, specialiste e Ordotontisë.

Edhe pse dy drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor sot ndodheshin në hapësirat e Odës së Stomatologëve derisa ekipet e mediave qëndruan aty, ata nuk pranuan të prononcohen përpara mediave lidhur me kërkesat e Stomatologëve.

Marketing