STOP lajmeve të rreme! As Ahmeti e as BDI nuk ndërhyjnë në zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti asnjëherë nuk
ka ndërhyrë dhe nuk do të përfshihet ndonjëherë në proceset zgjedhore
politike të Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht demanton lajmet
e rrejshme dhe tendencioze nëpër disa media margjinale elektronike në
Republikën e Kosovës në lidhje me qëndrime inekzistente të kryetarit
Ahmeti për sa i takon politikës së brendshme të Prishtinës zyrtare, në
përkrahje të njërës apo tjetrës parti politike, e aq më pak duke
njollosur cilindo lider të një partie në prag të zgjedhjeve të 14
shkurtit që pritet të mbahen në Kosovë.
Sot, si në të kaluarën, por edhe nesër dhe përgjithmonë, Bashkimi
Demokratik për Integrim dhe z. Ali Ahmeti vijojnë të zhvillojnë
komunikim institucional me autoritetet në Kosovë dhe bashkëpunojmë
vëllazërisht për të mirën e qytetarëve të dy vendeve tona.
Kryetari i BDI-së, z. Ahmeti vlerëson se zgjedhjet e 14 shkurtit të
këtij viti, janë çështje vetëm e qytetarëve, institucioneve dhe partive
politike të Republikës së Kosovës.
z. Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim urojnë që në
Republikën e Kosovës me 14 shkurt të mbahen zgjedhje të qeta, të
organizohet një proces elektoral demokratik dhe transparent përmes të
cilit do të dëshmohet stabilitet dhe angazhim i fuqishëm drejt rrugës
euro-atlantike.
Marketing