Strakosha në radarin e Tottenham

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka përfunduar në radarin e Tottenham Hotspur.

Marketing

Skuadra angleze e do portierin e Shqipërisë si pasardhës të Hugo Lloris, por duhet pasur parasysh se një ofertë 30 milionëshe e Liverpool ishte refuzuar nga drejtuesit e Lazio, shkruan ‘Football Italia’.

Presidenti i skuadrës nga Roma, Claudio Lolito ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurove për shqiptarin Strakosha.

Strakosha preki futbollin profesional duke kaluar nëpër akademinë e Lazios, ku ishte i suksesshëm dhe depërtoi në skuadrën e parë.

Në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, Strakosha ishte lënë jashtë skuadrës nga Christian Panucci, i cili është shkarkuar së fundmi nga FSHF.

Marketing